Biblioteka
Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale
Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është një bibliotekë universitare e krijuar në vitin 1996. Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale me sip. 200 m2, disponon 2 (dy) salla me 72 poste pune: sallë multimediale e pajisur me kompiutera copë 9 (nëntë), sallë leximi - fondi i hapur i librave të dhuruar, zyrë të përpunimit të koleksioneve dhe fondin e mbyllur ku përfshihen librat e siguruar përmes blerjeve.
Të dyja sallat janë komode dhe në shërbim të plotë të studentëve dhe pedagogëve të fakultetit nga ora 8: 00-18:00. Salla e internetit ofron rreth 24 vende, ndërsa ajo e leximit 48.
Koleksionit i bëhet përpunimi shkencor bibliografik konform standarteve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemin Decimal të Klasifikimit, UDC (Universal DecimalClassification, Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD, (International Standard Bibliographic Description). Koleksioni përpunohet nga ana shkencore bibliografike konform standarteve ndërkombëtare duke përdorur AACR2 (rregullat Anglo-Amerikane të katalogizimit), UDC (sistemi i klasifikimit),ISBD (International Standard Bibliographic Description).
Fondi përmban:
- punime masteri në formatin CD dhe në formatin download;
- punime doktorature në formatin hard copy si edhe në linkun:http://www.doktoratura.unitir.edu.al/;
- monografi, tekste mësimore të botuara nga pedagogët e fakultetit;
- revista në hard copy në shqip dhe në gjuhë të huaj;
- revistat e departamentove; Punë Sociale, Shkenca Politike dhe Sociologji.
Biblioteka aspiron të jetë një qendër e veçantë burimore informacioni për shkencat sociale duke ofruar shërbime bibliotekare inovatine që avancojnë kërkimin dhe mësimin në FSHS.
Si fond fillestar i bibliotekës, kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja e më pas është vijuar edhe me blerje të botimeve te viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjoze si edhe me abonime të cilat ofrojnë informacion në fushën e shkencave sociale dhe qasje në revista shkencore. Biblioteka e FSHS është mbështetur kryesisht nga këta donatorë: Ambasada Franceze, Fondacioni Soros, Unicef.
Fondi i librave në shqip dhe në gjuhë të huaj përmban 7343 tituj , pjesa më e madhe e të cilit është unikale dhe në përputhje me fushat e studimit që mbulon FSHS. Pjesa më e madhe e koleksionit është në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, italisht, frëngjisht.
Koleksionet kryesore të bibliotekës janë: koleksioni i filozofisë, koleksioni i pedagogjisë, koleksioni i psikologjisë, koleksioni i punës sociale, koleksioni i sociologjisë dhe koleksioni i shkencave politike.
- Koleksioni i filozofisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e historisë së filozofisë, filozofisë politike, filozofisë të së drejtës, filozofisë së gjuhës, të edukimit, hermeneutikës. logjikës, moralit, epistemologjisë, etj.
- Koleksioni i pedagogjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e teorisë së edukimit, të metodologjisë së mësimdhënies, të drejtimit të arsimit, të kurrikulave shkollore, të arsimit special, metodave kërkimore në edukim, të etikës në arsim, etj.
- Koleksioni i psikologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e psikologjisë së zhvillimit, emocionit, personalitetit, psikoanalizës, këshillimit, psikologjisë klinike, psikologjisë së edukimit, metodave kërkimore, CD-Roms, etj.
- Koleksioni punës sociale: tekste bazë, studime gjinore, studime për komunitetin, për fëmijët me aftësi të kufizuara, metodat kërkimore në punë sociale, etj.
- Koleksioni i sociologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha, si: teoritë sociologjike, sociologjia politike, sociologjia e fesë, e së drejtës, e punës, popullsia, emigracioni, sociologjia urbane, lëvizjet sociale, metodat kërkimore, shkrimi akademik, antropologjia kulturore, sociale, etj.
- Koleksioni i shkencave politike: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, partive politike, globalizmit, lëvizjeve politike, terrorizmit, ekonomisë politike, historisë politike, etj.
Biblioteka disponon materiale të shumëllojshme, si: libra, monografi, tekste universitare të pedagogëve të FSHS, periodikë, revista në format të printuar në shqip dhe në gjuhë të huaj, revista të departamenteve të Punës Sociale, të Shkencave Politike dhe të Sociologjisë, materiale referenciale, disertacione, tema diplomash, CD, DVD. Punimet e diplomave master disponohen në format elektronik. Punimet e dokoratës disponohen në format të printuar dhe në format elektronik në linkun http://www.doktoratura.unitir.edu.al/
Biblioteka ka fondin e hapur dhe fondin e mbyllur të materialeve bibliotekare. Fondi i mbyllur ka literaturë në fushën e filozofisë, pedagogjisë, psikologjisë, punës sociale, sociologjisë, shkencave politike; ndërsa fondi i hapur ka literaturë referenciale si punime doktoraturash, fjalorë, monografi. Gjithashtu ka edhe literaturë të përgjithshme nga fusha e historisë, letërsisë, ekonomisë, etj.
Biblioteka bën përpunimin shkencor bibliografik të koleksionit të materialeve bibliotekare sipas standarteve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemin Decimal të Klasifikimit, UDC (Universal Decimal Classification, Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD, (International Standard Bibliographic Description).
Fondi total 8218 libra në shqip dhe në gjuhë të huaj; pjesa më e madhe e të cilit është unikale 3808 tituj dhe në përputhje me degët e studimit të fakultetit, 229 doktoratura, revista hard copy 195 tituj.
LISTA ME FUSHAT E LIBRAVE TE NDARA 2026 DOKUMENT PDF
Biblioteka e FSHS ka një sipërfaqe 200 m2. Ajo ka katër mjedise: sallën multimediale të pajisur me tetë kompjutera, sallën e leximit me libra me fond të hapur, sallën e fondit të mbyllur dhe zyrën e përpunimit të koleksioneve. Biblioteka ka 74 poste pune. Biblioteka ka dy punonjëse: përgjegjësen e bibliotekës dhe klasifikatoren.

Biblioteka ofron shërbim në mjediset e saj nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 - 18:00.
Katalogu i rekordeve të fondit të bibliotekës aksesohet online në platformën:
COBISS.AL - Readers: Kliko këtu
Cobbis: Kliko këtu
- ECRIS.AL - baza e kërkuesveshkencorë
- Bibliografitë online të kërkuesve shkencorë
- COBISS.AL - baza e përbashkët në rrjet e informacionit shkencor
- https://plus-legacy.cobiss.net/cobiss/al/sq/unpaywall
Unpawall - baza e të dhënave për artikuj shkencorë me qasje të hapur me tekst të plotë
Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale ofron për përdoruesit qasje në këto platforma digjitale: COBISS.AL - Readers, nga ku aksesohet në katalogun online. COBISS - u mundëson përdoruesve tanë (studentëve, stafit akademik dhe kërkuesve shkencorë) qasje online në këto baza të dhënash:
- bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave/katalogun COBIB – katalogu i përbashkët i bibliotekave
- bazat lokale të të dhënave – katalogët e bibliotekave universitare si edhe publike në sistemin COBISS
- bazat e tjera të të dhënave në sistemin COBISS – bazat e specializuara të të dhënave, që janë pjesë e sistemit COBISS
- burimet e tjera të informacionit – bazat e specializuara të huaja dhe vendore
U-Library – përmban mbi 193 900 eBooks unikë, mbi 48 800 revista akademike, revista të rishikuara, mbi 43 500 disertacione/teza, mbi 9.2 milionë raporte, mbi 83 650 000 lajme, etj.
Platformat digjitale: COBISS+, JSTOR dhe U-Library ofrohen falas për të gjithë përdoruesit (studentë, staf akademik dhe kërkues shkencorë).
Aksesi në librarinë online në U-Library: U-Library (rash.al) Studentët e ciklit të parë "Bachelor" si dhe studentët të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional", aksesojnë librarinë online me adresat zyrtare të vendosura në përdorim nga Universiteti i Tiranës me domain name @unitir.edu.al. Aksesimi i librarisë Jstore aksesohet online duke ndjekur: Për të hyrë në JSTOR, online nga jashtë rrjetit të UT (me shërbim interneti nga jashtë ambienteve të Fakultetit) duhet të:
- Instaloni Mozilla Firefox
- Hapni me Mozilla Firefox adresënhttps://unitiredu.sharepoint.com/sites/BibliotekaOnline
- Hyni në llogarinë tuaj Office 365 të krijuar nga UT me domain name @unitir.edu.al
- Në faqen BibliotekaOnline klikoni linkun e JSTOR -https://www.jstor.org/